Për herë të parë pas 138 vitesh, çifti mirëpret një vajzë në familje 

featured

Carolyn dhe Andrew Clark ishin të lumtur pasi mirëpritën vajzën e tyre Audrey, por lumturia e tyre ishte e dyfishtë, kjo sepse nga ana e familjes së babait, nuk kishte lindur asnjë vajzë për më shumë se 13 dekada.

Bashkëshortja e tij tha se mbeti e habitur kur e mësoi këtë dhe kishte shumë pak shance, që një gjë e tillë të ndodhte.

“Ne nuk kemi pasur një vajzë në linjën tonë të drejtpërdrejtë për më shumë se 100 vjet”, tha ai.

Familja e Andrew gjithashtu konfirmoi lajmin, duke shpjeguar se nuk ka pasur një vajzë në prejardhjen e tij që nga fundi i shekullit të 19-të.

Çifti mirëpret vajzën e parë të familjes në 138 vjet

Çifti kishte një djalë 4-vjeçar të quajtur Cameron kur ata po përpiqeshin të kishin një fëmijë tjetër.

Pas 2 abortesh, çifti zbuloi se Carolyn ishte sërish shtatzënë. Dhe në atë moment, ata nuk kishin një preferencë për gjininë e foshnjës. Ata ishin thjesht mirënjohës që po prisnin përsëri dhe shpresonin për një shtatzëni të shëndetshme dhe një fëmijë të shëndetshëm.

Në shtator, gjatë një feste për zbulimin e gjinisë me familjen dhe miqtë e tyre, Clarks mësuan se kishin një vajzë. Të gjithë të pranishmëve iu shërbyen biskota dhe ngjyra brenda tyre zbuloi se një vajzë po vinte në jetë.

Pas një numërimi mbrapsht, Andrew, Carolyn dhe të ftuarit e tyre hëngrën njëkohësisht biskotat dhe u gëzuan duke parë ngjyrën rozë, duke konfirmuar se ata po prisnin një vajzë. Carolyn kujtoi : “Të gjithë po bërtisnin dhe po hidheshin me mosbesim.”

Duke pasur parasysh se kjo ishte e para në 138 vjet për ta, ai pranoi se ishte me të vërtetë e vështirë për të gjetur një emër sepse kurrë nuk kishin menduar për një emër vajze më parë.


Top Channel

Për herë të parë pas 138 vitesh, çifti mirëpret një vajzë në familje 
|