1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Çerdhe falas për familjet sociale dhe me shumë fëmijë në Gazi Babë

Çerdhe falas për familjet sociale dhe me shumë fëmijë në Gazi Babë

featured

Në seancën e djeshme të rregullt, Këshilli i Komunës së Gazi Babës, me propozim të kryetarit Boban Stefkovski, ka miratuar Vendim për lirim nga pagesa mujore për qëndrimin e fëmijëve në çerdhe për familje sociale dhe me më tepër fëmijë, informon PRESSonline.al.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Komunës së Gazi Babës është marrë vendim për përjashtimin nga pagesa mujore për qëndrimin e fëmijëve në çerdhe për kategoritë e mëposhtme të prindërve:

-Prindërit e tre fëmijëve të regjistruar në çerdhe lirohen nga pagesa e pagesës mujore për një fëmijë;

– Prindi i vetëm me të ardhura deri në një pagë minimale ose me të ardhura të tjera deri në një pagë minimale lirohet nga pagesa e tarifës mujore për qëndrimin e fëmijës/fëmijëve;

– Dy prindër pa të ardhura ose një prind i vetëm pa të ardhura (persona të papunë) lirohen nga pagesa e tarifës mujore për qëndrimin e fëmijës/fëmijëve;

– Dy prindër, njëri prej të cilëve nuk ka të ardhura (person i papunë), dhe prindi tjetër me të ardhura deri në një pagë minimale ose me të ardhura të tjera në shumën deri në një pagë minimale, lirohen nga pagesa mujore për qëndrimin e fëmijës/fëmijëve;

-Prindërit e fëmijëve me kategorizim për vështirësi në zhvillimin e fëmijës/fëmijëve, lirohen nga pagesa për qëndrimin e fëmijës/fëmijëve.

“Në kushtet e një krize të rëndë ekonomike, si komunë përgjegjëse po e zbatojmë këtë masë për të mbështetur të rrezikuarit social dhe familjet me shumë fëmijë. Gjithashtu, përmes kësaj mase, ne krijojmë kushte të barazisë për fëmijët dhe i mundësojmë çdo fëmije që në moshën parashkollore të ketë mundësinë të kalojë një periudhë në çerdhe. Ftoj qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, njoftoi kreu i komunës së Gazi Babës,  Stefkovski në rrjetin social Facebook. / PRESSonline.al

 

Çerdhe falas për familjet sociale dhe me shumë fëmijë në Gazi Babë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.