1. Lajme
  2. RAJONI
  3. 24 vite nga dëbimi/ Shqiptarët e Kosovës u dërguan me trena në kufi me Maqedoninë e Veriut

24 vite nga dëbimi/ Shqiptarët e Kosovës u dërguan me trena në kufi me Maqedoninë e Veriut

featured

Të dyndur nëpër vagonët e trenave, shqiptarët e Kosovës në 1999-ën, me dhunë nisën një rrugëtim. 24 vjet më parë, të detyruan të kalonin kufirin për në Maqedoninë e Veriut.

Kampi i refugjatëve në Bllacë, ndonëse shihej një strehë e sigurt nga përndjekja, u kthye në sfidë më vete.

Milazim Krasniqi e përshkruan si një nga përjetimet më të tmerrshme.

Klasifikimi e ndarja e familjeve edhe në këtë kamp shfaqi edhe njëherë ndjenjën e frikës tek shqiptarët që për ta kjo nënkuptonte vdekjen.

Për një javë sa qëndroi Krasniqi me familjen e tij në Bllacë, si shumë shqiptarë të tjerë u ballafaqua me mungesa nga më elementaret.

10 prilli shënon eksodin e shqiptarëve për në Bllacë të Maqedonisë të Veriut, ku mendohet se rreth 440 mijë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre më 1999-ën. Në Kosovë të hënën u kërkuar që Bllaca të mos harrohej kurrë.


Top Channel

24 vite nga dëbimi/ Shqiptarët e Kosovës u dërguan me trena në kufi me Maqedoninë e Veriut
|