Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim të popullsisë.
“I bëj thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim të popullsisë. Nuk kemi mangësi vetëm tek shpërputhja e të dhënave por edhe të mungesa e tyre”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare.
“Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përfshinë 28 shkurtin 1998 deri më 12 qershor 1999”, ka vijuar Kurti teksa ka shtuar ky regjistrim do të sigurojë një evidencë të së kaluarës.
Lajmi në përditësim..


