Dy serbë janë ndaluar në Koshuticë, Leposaviq, pasi që të njëjtit janë hasurduke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore (ilegale).
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


