Osmani në takim me shoqatat ekologjike

featured
Press Online
01 Prill 2024, 19:40

Kandidati shqiptar i Frontit Europian, Bujar Osmani sot ka vizituar shoqatat ekologjike në Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, në vendin e quajtur “Uji Tharët”.

Osmani është zotuar për bashkëpunim aktiv me shoqatat civile ekologjike, për t’i identifikuar sfidat dhe nevojat më të rëndësishme ekologjike.

Osmani, ka shprehur mbështetjen e investimeve në energjinë e gjelbër, përmes rritjes së kapaciteteve për shfrytëzimin e energjisë diellore, energjisë së erës, si dhe mbështetjen e projekteve për shfrytëzimin e ujërave dhe gazifikimit, si burime energjike ekologjikisht të pranueshme, si përcaktim i përhershëm në reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile me ndotje të lartë.

Osmani ka theksuar se si president do të formojë ekip të gjerë për Vlefshmëri ekologjike, që do të siguroj veting të projekteve me ndikim thelbësor në mjedisin jetësor.

Kandidati për president, Osmani po vazhdon me vizitën e grupeve të interesit për të dëgjuar prej së afërmi me nevojat dhe prioritetet e tyre, me qëllim përpilimin e agjendës së Bashkimit Demokratik Integrim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.