Gjatë mbrëmjes së të shtunës rreth orës 22:40 është raportuar per gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren.
Rastin për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënes i policisë në Prizren.
Viktima e rastit A.K. është paraqitur në stacionin Policor të Prizrenit. Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti i tyre i cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën- pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij.
Nga të shtënat askush nuk ka marr lëndime.
Policia pasi ka mbledhur provat dhe dëshmit e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”.
Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpitë e tyre në Prizren, por ata janë larguar dhe nuk është ditur vendqëndrimi i tyre.
Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi që kanë rënë në kontakt me të dyshuarit, ata sot më datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përodrur është gjetur dhe sekuestruar.
Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policorë për 48 orë.



