Gjendet një person i djegur brenda makinës në Prizren, dyshimet e para

featured
Press Online
25 Dhjetor 2023, 10:51

Një person është gjetur pa shenja jetë brenda një makine të shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit në Prizren.

Policia e Kosovës dyshon se 55-vjeçari është djegur bashkë me automjetin në të cilën ndodhej dhe mund të jetë vetëdjegur.

Viktima ishte nga fshati Jeshkovë i Prizrenit, ndërsa policia e Kosovës po heton për zbardhjen e ngjarjes.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter