Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

28 Nëntor 2026

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

28 Nëntor 2026

U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Toska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Toska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete

Press Online28 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këngëtari Luiz Ejlli ka zhvilluar një bisedë me nota humori me këngëtaren Artjola Toska, duke e pyetur se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndonëse ndër vite ka qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve.

Gjatë emisionit “Live me Luizin”, Luizi e ngacmoi këngëtaren lidhur me këtë çështje, duke i kujtuar se ka kënduar në dasmat e një numri të madh çiftësh, por vetë nuk e ka organizuar një festë të tillë.

“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti ai me shaka.

“Nuk kisha data”, u përgjigj Artjola, duke e shoqëruar bisedën me humor.

Luizi vijoi ta ngacmonte, duke e pyetur nëse çifti kishte menduar që në të ardhmen të organizonte një dasmë, apo nëse kjo nuk ishte më në planet e tyre.

“Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasmë, apo jo? S’do ta bëni?”, i tha këngëtari.

Megjithatë, Artjola bëri të qartë se nuk e sheh të nevojshme organizimin e një dasme në këtë fazë të jetës së tyre, duke theksuar se ajo që ka më shumë rëndësi është marrëdhënia që kanë ndërtuar ndër vite.

“Po jo mo, çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm, me një lidhje shumë solide”, u shpreh këngëtarja.

Biseda mes tyre u zhvillua në një atmosferë të çlirët, ndërsa përgjigjja e Artjolës tregoi se për të, lumturia dhe qëndrueshmëria e një lidhjeje kanë më shumë rëndësi sesa organizimi i një ceremonie martesore.

Previous ArticleQeni dhe pronarja vishen me pizhame identike të Krishtlindjes, videoja bëhet hit në rrjetet sociale
Next Article Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

Lajme të ngjashme

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Klubi i njohur evropian synon transferimin e Ardon Jasharit në janar

Press Online28 Nëntor 2026 SPORT

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, PSV Eindhoven po shqyrton një mundësi për të…

Babai i sensacionit maroken hap derën një largimi: Barcelona e ka vëzhguar atë për dy vjet

Press Online28 Nëntor 2026 SPORT

Marokeni Abdellah Ouazane, talenti në ngritje i Ajaxit, është shumë pranë largimit…

U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Toska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete

Press Online28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtari Luiz Ejlli ka zhvilluar një bisedë me nota humori me këngëtaren…

Qeni dhe pronarja vishen me pizhame identike të Krishtlindjes, videoja bëhet hit në rrjetet sociale

Press Online28 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një golden retriver dhe pronarja e tij kanë fituar vëmendjen e përdoruesve…

Cilat janë qytetet më të mira në botë për shopping

Press Online28 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Europa, megjithëse është shtëpia e tri prej katër kryeqyteteve kryesore botërore të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.