Policia ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me vrasjen e një 38-vjeçari pranë Liqenit të Smillkovës, në afërsi të Shkupit, ngjarje ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar.
Sipas informacioneve të publikuara nga televizioni „Telma“, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së rëndë nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri në këmbë.
Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimet, pamjet e kamerave të sigurisë dhe sistemi „Qyteti i sigurt“ kanë treguar se 38-vjeçari ishte drejtuar drejt vendit të ngjarjes pak para orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës.
Trupi i tij është vërejtur në orën 06:15 nga një kalimtar i rastësishëm.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, telefoni celular i viktimës është gjetur në automjetin e tij. Sipas informacioneve të hetimit, vdekja ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së madhe nga dëmtimi i një arterie në këmbë, gjë që e ka penguar të kërkojë ndihmë mjekësore.



