Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Press Online26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zv. kryeministri dhe Ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, mori pjesë në takimin ministror për integrimin evropian, më 26 nëntor në Tiranë, në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në të cilën prezantoi progresin e Maqedonisë së Veriut në realizimin e Agjendës së Reformave.

Ai theksoi se vendi ka siguruar 142.1 milionë euro nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, ndërsa 22 hapa reformues, me vlerë të vlerësuar bruto mbi 112 milionë euro, janë raportuar në kërkesën e katërt për fonde dhe presin vlerësimin e Komisionit Evropian.

Ministri nënvizoi se përfitimet e integrimit tashmë janë të matshme. Deri në shtator 2026, përmes Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) janë realizuar mbi 581 mijë transaksione, me vlerë rreth 11 miliardë euro, duke gjeneruar kursime të vlerësuara mbi 5 milionë euro.

“Në fjalimin e tij, Sali vuri theksin edhe te modernizimi i vendkalimeve kufitare Deve Bair, Bllacë dhe Bogorodicë në kuadër të iniciativës së Korsive të Gjelbra, integrimi në zinxhirët evropianë të vlerës, harmonizimi i standardeve industriale, digjitalizimi dhe turizmi i qëndrueshëm. Ai paraqiti rezultatet e WiFi4WB, me mbi 204 mijë përdorues unikë, si dhe potencialin e iniciativave DigitMAK dhe Vezilka për transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale.

Sali theksoi nevojën për mbështetje financiare të parashikueshme edhe pas vitit 2027 dhe për lidhje më të ngushtë ndërmjet reformave, investimeve dhe qasjes në tregun e vetëm evropian.

Ai riafirmoi se integrimi gradual dhe bashkëpunimi rajonal duhet të përforcojnë procesin e anëtarësimit të bazuar në merita, ndërsa anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet objektivi strategjik i vendit”, thuhet në njoftimin e MÇE-së.

Previous ArticleVLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta
Next Article Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

Lajme të ngjashme

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

26 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Policia ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me vrasjen e…

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Press Online26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv. kryeministri dhe Ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, mori pjesë…

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga VLEN përmes një kumtese thonë se i kanë dhënë fund arbitraritetit…

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri hungarez, Peter Magyar deklaroi sot se mundësitë për arritjen e një…

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.