Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

25 Nëntor 2026

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

25 Nëntor 2026

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nën moton “E zonja e vetes”, sot nis fushata e këtij viti “16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, me kërkesë për drejtësi për gratë dhe vajzat dhe me thirrje për përfshirje më të madhe të të gjitha segmenteve të shoqërisë në përballjen me këtë problem gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve.

Fushata globale përqendrohet në tri shtylla: ngrijeni zërin, besojuni personave që kanë përjetuar dhunë dhe kërkoni drejtësi, ndërsa në nivel kombëtar, këtë vit vëmendje e veçantë i kushtohet edhe dhunës ekonomike ndaj grave dhe vajzave, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për format e fshehta të dhunës, të cilat shpesh anashkalohen, por që jo rrallë përbëjnë pararendëse të formave më të rënda dhe më të dhunshme të abuzimit.

Fushata kombëtare organizohet së bashku nga të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Misioni i OSBE-së në Shkup, ambasadat dhe shumë partnerë institucionalë e të shoqërisë civile, duke dëshmuar përkushtimin e gjerë dhe të bashkuar për parandalimin dhe përballjen me dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Përballë shqetësimit në rritje për shtimin e rasteve të raportuara të dhunës me bazë gjinore dhe të femicideve në Maqedoninë e Veriut, fushata thekson se çdo raportim i dhunës duhet të pasohet nga një reagim i shpejtë, i koordinuar dhe i përqendruar te personi që i ka mbijetuar dhunës. Ajo bën thirrje për zbatim më të fuqishëm të ligjeve ekzistuese, zgjerim të shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat, masa efektive mbrojtjeje dhe më shumë përgjegjësi për kryerësit e dhunës. Njëkohësisht, theksohet rëndësia e parandalimit përmes edukimit, ndërgjegjësimit të publikut dhe tejkalimit të stereotipeve të dëmshme gjinore.

Mbi të gjitha, fushata e këtij viti nënvizon se t’i japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave është përgjegjësi e përbashkët që kërkon veprim nga institucionet, komunitetet, punonjësit e arsimit, mediat, familjet dhe të rinjtë.

“Rastet e fundit të dhunës ndaj grave në Maqedoninë e Veriut janë një kujtesë e dhimbshme se, si shoqëri, duhet të bëjmë më shumë. Institucionet duhet t’i mbrojnë viktimat dhe t’i mbajnë kryerësit përgjegjës, por duhet edhe t’i ndryshojmë qëndrimet që e normalizojnë dhunën, i fajësojnë viktimat ose nxisin heshtjen. Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private. Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm përkrah çdo gruaje dhe vajze, jo vetëm gjatë këtyre 16 Ditëve të Aktivizmit, por çdo ditë”, deklaroi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, përcjell PressOnline.al

“Kur gratë dhe vajzat përjetojnë dhunë, ato duhet të dinë se ku mund të kërkojnë ndihmë, si ta raportojnë dhunën dhe çfarë do të ndodhë më pas. Kur flasin, ato duhet të merren seriozisht dhe të kenë qasje në mbështetjen dhe mbrojtjen që u nevojitet. Institucionet, shoqëria civile, komunitetet dhe partnerët ndërkombëtarë kanë rolin e tyre. Duke punuar së bashku, mund ta forcojmë parandalimin e dhunës dhe ta përmirësojmë qasjen në shërbime dhe drejtësi. Fushata “16 Ditë Aktivizëm” do të përfundojë. Përgjegjësia jonë për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk përfundon”, deklaroi Susan Penksa, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup.

Sipas Rita Kolumbias, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, dhuna ndaj grave dhe vajzave në vend nuk është as çështje private, as e pashmangshme. Ajo mund të marrë fund, por vetëm nëse reagojmë me urgjencën që kërkon.

“Fushata “16 Ditë Aktivizëm” është një mundësi për të shqyrtuar me sinqeritet se çfarë kemi bërë si shoqëri për t’i mbrojtur gratë dhe fëmijët nga dhuna. U bëj thirrje të gjitha institucioneve, komuniteteve, familjeve dhe individëve të veprojnë, të dëgjojnë dhe të sigurojnë që asnjë grua apo vajzë të mos mbetet pa mbrojtje. Së bashku mund t’i japim fund dhunës”, deklaroi Kolumbia, përcjell PressOnline.al

Gjatë 16 ditëve të ardhshme, në mbarë vendin do të zhvillohen një sërë ngjarjesh publike, diskutimesh dhe aktivitetesh për ndërgjegjësimin e publikut, me qëllim promovimin e tolerancës zero ndaj të gjitha formave të dhunës.

Fushata zgjat nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke iu bashkuar lëvizjes globale për të siguruar që çdo grua dhe vajzë të mund të jetojë e lirë nga dhuna, diskriminimi dhe frika.

Previous ArticleHoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

Lajme të ngjashme

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nën moton “E zonja e vetes”, sot nis fushata e këtij viti…

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbrojtja e lumit Vardar dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave duhet të…

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë…

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë një hapësirë të përbashkët industriale evropiane

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Drejtorja e Përgjithshme e DG GROW në Komisionin Evropian, Kerstin Jorna, deklaroi…

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria propozon projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Nisi sot Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”, ku…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.