Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

25 Nëntor 2026

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

25 Nëntor 2026

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mbrojtja e lumit Vardar dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave duhet të jenë prioritet shtetëror afatgjatë, për çka nevojiten institucione të koordinuara, bashkëpunim ndërsektorial dhe financim i siguruar. Këtë e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në hapjen e aktivitetit “Ditët e Vardarit 2026”, kushtuar të ardhmes së menaxhimit të pellgut të lumit Vardar.

Hoxha theksoi se përgatitja e Planit për Menaxhimin e Pellgut të Lumit Vardar përbën një hap të rëndësishëm, por nënvizoi se vlera e një plani dëshmohet përmes zbatimit të tij dhe jo vetëm përmes miratimit.

Në fjalën e tij, ai veçoi përparimin në monitorimin dhe klasifikimin e trupave ujorë, si dhe në identifikimin e presioneve mbi ujërat, përparim ky i evidentuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026. Megjithatë, ai theksoi se menaxhimi i ujërave nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e një ministrie, pasi vendimet në bujqësi, energjetikë, industri dhe pushtetin lokal ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen e tyre.

“Uji nuk njeh kufij ndërmjet sektorëve. Prandaj, na nevojitet një qasje e mirëfilltë ndërsektoriale, në të cilën institucionet do të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe do të marrin përgjegjësi të përbashkët”, tha ministri Hoxha.

Duke iu referuar karakterit ndërkufitar të pellgut të Vardarit, Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Kosovën dhe Greqinë, si dhe të mbështetjes së Zvicrës në fushën e mjedisit jetësor. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e komunitetit shkencor dhe të profesionistëve të rinj, duke nënvizuar se njohuritë, përvoja dhe inovacionet janë pjesë e rëndësishme e zgjidhjeve.

“Qëllimi ynë nuk është thjesht të përgatisim edhe një dokument strategjik, por të ndërtojmë një sistem ku përgjegjësitë janë të qarta, institucionet kanë kapacitetet për të vepruar, mjetet financiare janë të siguruara, ndërsa rezultatet janë të matshme dhe të dukshme. Ky është detyrimi ynë ndaj qytetarëve dhe brezave të ardhshëm”, porositi Hoxha.

Previous ArticleNënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike
Next Article Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

Lajme të ngjashme

Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore me Kroacinë

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori hynë në fuqi rregullat e reja për pushimin mjekësor në Maqedoni

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rokas: Dhuna ndaj grave nuk është kurrë çështje private

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nën moton “E zonja e vetes”, sot nis fushata e këtij viti…

Hoxha: Mbrojtja e pellgut të Vardarit kërkon financim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbrojtja e lumit Vardar dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave duhet të…

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë…

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë një hapësirë të përbashkët industriale evropiane

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Drejtorja e Përgjithshme e DG GROW në Komisionin Evropian, Kerstin Jorna, deklaroi…

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria propozon projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Nisi sot Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, “New Frontier Investment Conference”, ku…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.