Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për të mbrojtur territorin e saj, pas shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore polake nga Rusia.

“Ne do të mbrojmë gjithmonë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, deklaroi Wadephul gjatë sesionit të 72-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të Aleancës, në Berlin.

“Zoti Putin, mos kini asnjë dyshim. Ne jemi një aleancë mbrojtëse, por jemi të gatshëm të mbrojmë veten, vendet tona dhe Aleancën tonë”, shtoi ai, duke iu drejtuar presidentit rus.

Wadephul shprehu solidaritetin e plotë me Poloninë, pas incidenteve dhe tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrin e Jashtëm polak, Radosław Sikorski.

Sipas informacioneve të qeverisë polake, të premten tre mjete ushtarake ruse, hynë në hapësirën ajrore të Polonisë dhe u rrëzuan në pjesën juglindore të vendit, anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes në Varshavë fillimisht, dyshoi se bëhej fjalë për dy raketa kruz dhe një dron. Nga incidenti nuk pati të plagosur.

Prokuroria Publike njoftoi dje se, pas analizimit të mbetjeve, ishte përcaktuar se mjetet ishin raketa kruz ruse të tipit Kh-101.

Përfaqësuesit e NATO-s pritet ta diskutojnë çështjen, gjatë takimeve të rregullta që do të zhvillohen të hënën në Bruksel.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet t’i drejtohet rreth mesditës Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Berlin.

Në orën 15:30, kancelari gjerman, Friedrich Merz do ta presë Rutte në selinë e Kancelarisë në kryeqytetin gjerman.

Previous ArticleSanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Lajme të ngjashme

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen

23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026 GLOBI

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

23 Nëntor 2026 GLOBI

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse…

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Shqipëria ka potencial të mobilizojë deri në 929 milionë dollarë investime private…

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga ambasadori…

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me ndryshimin dhe…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.