SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprat penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215, „Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese“, sipas nenit 396, si dhe „Vjedhje“, sipas nenit 235 të Kodit Penal.
Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, më 21 nëntor 2026, në afërsi të Burgut të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria R.S. Ai, në vendin e tij të punës si polic burgu, para burgut në Strumicë, kishte entuar t’i shiste kokainë një personi tjetër, me ç’rast tek ai janë gjetur tri paketime me kokainë. Nga masat e ndërmarra më tej, gjatë kontrolleve të kryera në shtëpinë e të kallëzuarit dhe në hapësirat zyrtare që ai i përdorte në burg, janë gjetur disa paketime me kokainë, një paketim me marihuanë dhe një peshore digjitale.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit të dollapit zyrtar, të cilin e përdorte i kallëzuari, janë gjetur fishekë për pistoletë, sasia e të cilëve ishte më e madhe se ajo që i ishte dhënë në përdorim si polic burgu. Njëkohësisht, gjatë kontrollit është gjetur edhe një portofol, i cili buron nga një vjedhje e denoncuar më 21.11.2026”, thonë nga Ministria.
Nga MPB theksojnë se për të gjitha masat e ndërmarra është njoftuar prokurori publik, ndërsa R.S. është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë. Pas paraqitjes së kallëzimit penal, ai është nxjerrë para gjykatësit kompetent, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.




