Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

23 Nëntor 2026

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet të jetë një sistem funksional, i rregulluar me ligj, në të cilin çdo organ do të ketë një rol të përcaktuar qartë në realizimin e interesit publik. Pikërisht nga ky koncept i të kuptuarit të administratës shtetërore buron nevoja për Projekt-ligjin për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore, deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Para pjesëmarrësve në debatin e sotëm publik në Kuvend, Minçevi tha se zgjidhja e propozuar ligjore është përgatitur përmes një procesi gjithëpërfshirës, në të cilin janë konsultuar edhe ekspertë. Projekt-ligji u është dorëzuar për shqyrtim institucioneve kompetente dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare.

“Qëllimi i tij kryesor nuk është të vendosë një konfigurim të ri administrativ për nevojat e një momenti të caktuar politik, por të avancojë dhe të forcojë rregullat sistemore sipas të cilave organizohet dhe funksionon administrata shtetërore. Analizat e strukturës institucionale kanë treguar nevojën për një harmonizim më të madh sistemor, ndarje më të qartë të kompetencave dhe përcaktim më të saktë të përgjegjësive në kuadër të administratës shtetërore”, tha Minçevi.

Ligji, sipas ministrit, është angazhim për vendosjen e një baze më të fortë normative, duke respektuar pozitën e tyre kushtetuese dhe për të krijuar rregulla më të qarta për funksionimin e administratës shtetërore.

Ligji bazohet në katër dispozita sistemike të ndërlidhura – vendosjen e një organizimi funksional të administratës shtetërore, stabilitetin institucional të institucioneve (parashikon vlerësimin periodik pesëvjeçar të funksionalitetit të organeve shtetërore), ndarjen ndërmjet përgjegjësisë politike dhe asaj profesionale në funksionimin e institucioneve, si dhe forcimin e sigurisë juridike.

Ligji ka edhe dimension evropian dhe është në përputhje me hapat e Agjendës së Reformave, por, siç tha Minçevi, bëhet fjalë për një zgjidhje të përshtatur me kushtet vendore.

Debati i sotëm publik, sipas Minçevit, është një mundësi shtesë që zgjidhjet e propozuara të shqyrtohen. Ai theksoi se Ministria mbetet e hapur për të gjitha propozimet e bazuara juridikisht lidhur me Projekt-ligjin.

Ligji është ende në versionin e Projekt-ligjit dhe nuk ka hyrë në procedurën parlamentare. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretash në Kuvend.

Previous ArticlePathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Lajme të ngjashme

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Press Online23 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga Preç Zogaj Çfarë nuk ka provuar Partia Demokratike, forca më e…

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron…

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.