Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026

Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë

22 Nëntor 2026

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet çdo vit për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve: Kongresin e Manastirit, mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor 1908.

Kjo ditë përfaqëson momentin e unifikimit kulturor të shqiptarëve dhe Kongresi u mbajt në Manastir (sot Bitola, Maqedonia e Veriut), në shtëpinë e Fehim Zavalanit, që sot është shndërruar në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në këtë kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme të shqiptarëve, si dhe 18 vëzhgues. Delegatët përfaqësonin klube patriotike dhe intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare.

Kryetar i Kongresit ishte Mit’hat Frasheri, ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi.

Ndër delegatët e tjerë të shquar ishin Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Sotir Peci, Parashqevi Qiriazi (gruaja e vetme pjesëmarrëse), dhe Fehim Zavalani.

Në fjalimin e hapjes, u theksua rëndësia e krijimit të një alfabeti unik për të unifikuar gjuhën shqipe dhe për të ndihmuar në përhapjen e arsimit kombëtar.

Pas disa ditësh diskutimesh dhe analizash, Kongresi vendosi që alfabeti latin të përshtatej për gjuhën shqipe, duke bërë disa ndryshime për të reflektuar veçoritë fonetike të saj. Ky vendim ishte një akt thelbësor për të përjashtuar përdorimin e alfabeteve të tjera, si ai grek, arab dhe cirilik, që përdoreshin më parë në zona të ndryshme.

Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me fotografi të shkëputura nga ajo kohë, të cilën e shoqëron me një poezi në gjuhën shqipe kushtuar alfabetit.

Kryeministri Rama shkruan krahas videos se në hijeshinë e gërmave të gjuhës shqipe jeton kujtesa e kombit shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama krahas videos.

Alfabeti i njësuar luajti një rol kyç në përhapjen e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e literaturës kombëtare, duke ndihmuar në krijimin e një platforme për zhvillimin e identitetit shqiptar. Ky unifikim shërbeu si bazë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe u shpall festë zyrtare në Shqipëri në vitin 2023 dhe për herë të parë u kremtua si një festë kombëtare atë vit. Kjo ditë festohet gjithashtu në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, duke reflektuar rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

Previous ArticleCNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër
Next Article “Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Lajme të ngjashme

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Buxheti prej 10 miliardë eurosh, më i madhi në historinë e Shqipërisë, miratohet në parim nga Kuvendi

20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Pas shkarkimit të Veliajt, Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Miratohet paketa anti-dhunë! Debate në Komision, opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme, synohet mbrojtja e institucioneve!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

“Foshnjat lindin me 8100 euro borxh!”, Blushi: Buxheti 2027 antisocial, pensionistëve u duhet një shekull…

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Lajmet e fundit

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

Press Online22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Grida Duma ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Goca dhe Gra”…

Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë

Press Online22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e…

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Për udhëheqësin kinez Xi Jinping, pritja e presidentit amerikan Donald Trump në…

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se samiti i parë trepalësh…

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Konferenca e OKB-së për klimën (COP31) në Turqi po shkon sot drejt përfundimit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.