Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Nga 64 mostra të analizuara, tri rezultuan pozitive me koronavirus, ndërsa në katër të tjera u konfirmua virusi i gripit. Nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me virusin respirator sincicial (RSV).
Ndërkohë, numri i të prekurve nga gripi është rritur për 37,5%, me 154 raste të raportuara gjatë javës së mëparshme.
Shqetësuese mbetet edhe gjendja në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive “Kozle”, ku po trajtohen rreth 50 fëmijë me infeksione respiratore, përfshirë edhe një foshnjë vetëm 40-ditëshe.


