Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

20 Nëntor 2026

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin.

Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje.

Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që shprehin shqetësim. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja zbret në 82%, në Mal të Zi në 78,3% dhe në Serbi në 76,3%.

Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, me 73,7%, rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.

Shqipëria kryeson edhe për intensitetin e shqetësimit. Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e vlerësuan shqetësimin për koston e jetesës dhe inflacionin me mesatarisht 9 pikë, kundrejt 8 pikëve në rajon.

Për të llogaritur përqindjen e të shqetësuarve, anketa përfshiu përgjigjet nga 6 deri në 10 pikë.

Në vitin 2025, kur anketa pyeste veçmas për koston e jetesës dhe inflacionin, Shqipëria ishte mbi mesataren rajonale për të dy treguesit.

Shqetësimi për koston e lartë të jetesës mori mesatarisht 8,79 pikë në Shqipëri, kundrejt 8,19 pikëve në rajon. Për inflacionin, vlerësimi ishte 8,45 pikë, kundrejt 8,12 pikëve në rajon. Bashkimi i dy çështjeve në një pyetje të vetme në vitin 2026 kufizon krahasimin e drejtpërdrejtë të pikëve.

Edhe në vitin 2024, kostoja e jetesës dhe inflacioni ishin problemi ekonomik më i përmendur në Shqipëri. Atëherë, 73% i përfshinë ndër tri problemet kryesore ekonomike të vendit, kundrejt 77% në rajon.

Pyetja e atij viti u kërkonte të anketuarve të zgjidhnin tri probleme, ndërsa në vitin 2026 ata vlerësuan nivelin e shqetësimit për secilën çështje.

Përballimi i shpenzimeve të përditshme ndryshon ndjeshëm sipas zërit të buxhetit.

Në Shqipëri, 50,6% e të anketuarve thonë se mund ta mbajnë banesën mjaftueshëm të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, ku mesatarja arrin në 62,4%. Vetëm 3,6% shprehen kryesisht ose plotësisht të kënaqur me mundësinë për të gjetur një banesë ose qira të përballueshme, kundrejt 24,7% në rajon./Revista Monitor

Previous ArticleÇmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026
Next Article Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Lajme të ngjashme

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Buxheti prej 10 miliardë eurosh, më i madhi në historinë e Shqipërisë, miratohet në parim nga Kuvendi

20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Pas shkarkimit të Veliajt, Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Miratohet paketa anti-dhunë! Debate në Komision, opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme, synohet mbrojtja e institucioneve!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

“Foshnjat lindin me 8100 euro borxh!”, Blushi: Buxheti 2027 antisocial, pensionistëve u duhet një shekull…

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”!

19 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Lajmet e fundit

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët kulturor deri…

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve…

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të…

Buxheti prej 10 miliardë eurosh, më i madhi në historinë e Shqipërisë, miratohet në parim nga Kuvendi

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Pas 14 orësh diskutimesh me 9 vota më shumë seç duheshin, shumica…

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë e gjetur në trupin e një pasagjereje, që humbi jetën…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.