Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë, që është 942 denarë më shumë se në shtator ose 1,6 për qind, njoftoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Në brifing me mediat, Durmishi informoi se rritje më të madhe ka te ushqimi dhe pijet, veçanërisht te pemët dhe perimet. Rritja ka edhe për banim, veshëmbathje dhe këpucë, rekreacion, kulturë, elektrikë, gaz dhe karburante tjera.
Çdo ditë tha, po monitorohen çmimet nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT).
“Për momentin, çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit relativ të tregut. Qëllimi ynë është të ndërhyjmë vetëm nëse ka nevojë, pra justifikim ekonomik. Kur të na njoftojë ISHT se ka sjellje devijante midis tregtarëve, atëherë do të veprojmë”, theksoi Durmishi.
Ai iu referua edhe inflacionit, duke theksuar se norma mujore ishte 0,4 për qind, ndërsa vjetore 3,3 për qind.
Sipas Durmishit, treguesit me kujdes po analizohen.
“Në eurozonë inflacioni është katër për qind. Ne jemi më të mirët. Megjithatë, inflacioni tek ne duhet të jetë nën tre për qind dhe do ta arrijmë këtë në fund të vitit”, thekson Durmishi.
Në lidhje me pagën minimale, ai informon se Qeveria punon me përkushtim në rritjen e saj.


