Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

20 Nëntor 2026

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Titulli kampion bote me Ferrarin është kthyer në një obsesion të ëmbël për Sharl Lëklerkun. Piloti nga Monako nuk e fsheh dëshirën për të shkruar historinë me skuadrën italiane, një ëndërr që e shoqëron çdo ditë, nga momenti kur zgjohet deri në çastin kur mbyll sytë për të fjetur.

“Çdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shkoj të fle, mendimi im i vetëm është që një ditë ta sjell titullin botëror në shtëpi, dhe këtë ta bëj me Ferrarin”, rrëfen Lëklerk në librin e ri Ferrari, të gazetarit Tommaso Ebhardt.

Në këtë vepër, që zbulon historinë, sekretet dhe sfidat e markës legjendare nga Maranelo, Lëklerk rikthehet edhe te fillimet e ëndrrës së tij. Përpara se të bëhej pilot i Ferrarit, ai ishte një djalosh që admironte nga larg botën e kuqe të Maranelos.

“Mund vetëm të përfytyroja se çfarë fshihej pas këtyre dyerve”, kujton Lëklerk, duke e cilësuar vizitën e parë në fabrikën e Ferrarit si një ditë të veçantë, që i ushqeu edhe më shumë ëndrrat për të ardhmen.

Sot, veshja e kostumit të kuq për të nuk përfaqëson vetëm realizimin e një ëndrre, por edhe një përgjegjësi të madhe.

“Ishte një ëndërr për mua, por më duhej t’i lija emocionet mënjanë dhe të bëhesha agresiv”, shprehet piloti monegask, i vetëdijshëm se në pistë pasioni duhet të shoqërohet me vendosmëri, guxim dhe rezultate. Pavarësisht vështirësive dhe një sezoni të komplikuar për Ferrarin,

Lëklerk vazhdon të besojë te projekti i skuadrës, me të cilën dëshiron të fitojë gjithçka.

“Unë besoj 200 %. E di cili është vizioni ynë për vitet e ardhshme, i di vendimet që janë marrë për këtë sezon dhe për periudhën afatmesme e afatgjatë.  Jam shumë optimist se gjithçka do të funksionojë”, thekson ai, duke konfirmuar edhe një herë përkushtimin ndaj Ferrarit, me të cilin ka rinovuar kontratën.

Në librin e Ebhardt, Ferrari paraqitet si një markë që duhet të ruajë identitetin e saj, ndërsa përballet me sfidat e së ardhmes, nga transformimi teknologjik deri te projekti i makinës së parë elektrike. Por për Lëklerkun, përtej historisë dhe madhështisë së markës, objektivi mbetet i qartë: të sjellë titullin botëror në Maranelo dhe të shndërrojë në realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë, në emër të Ferrarit dhe miliona tifozëve të saj.

Previous ArticleSulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!
Next Article Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar…

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupeve të fundit…

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Press Online20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të…

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Real Madridi ka vazhduar politikën e rinovimit të kontratave me futbollistët kryesorë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.