Ka nisur transmetimi i seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.
Gjykatësi Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tij akuzohen se kishin rënë në marrëveshje për të ndërmarrë veprime të përbashkëta me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Prokuroria ka kërkuar që, nëse Thaçi dënohet edhe për pengim të drejtësisë, gjashtë vjet burgim t’i shtohen dënimit të mëparshëm.
Mathias Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se një praktikë e tillë është e zakonshme në gjykatat penale ndërkombëtare.
Sipas tij, nëse gjykata e pranon kërkesën e Prokurorisë, Thaçi mund të përballet me dy dënime që së bashku arrijnë në 31 vjet burgim.
https://www.youtube.com/live/TfjKIsPJgt4?si=RPkbtCXna5yRjm-6


