Gjatë karrierës së tij ka sjellë këngë të shumta, të cilat kanë mbetur pjesë e repertorit të muzikës popullore.
Një ndër projektet që i solli vëmendje të madhe ishte albumi i titulluar “Arvanite”, i realizuar në vitin 1997 në bashkëpunim me produksionin “Labia”. Albumi përmbante këngë që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi është publikuar një fotografi e rrallë nga rinia e këngëtarit, e cila sjell një pamje të tij nga vitet e mëhershme. Xeni ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe vazhdon të jetë aktiv në skenë.



