Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ku shfaqet përkrah Klodit, njëri prej tyre e ka pyetur:
“Edita Abazi ju ka sha ty dhe Klodin, qysh mendon?”
Sasa nuk ka hezituar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke shkruar:
“It’s okay, ka qenë mendimi i saj dhe respekt. Nuk bën me na dashtë krejt! Por besoj që tani e kupton më mirë lojën e Big Brother-it, sepse është vetë aty. Është shumë më e lehtë të komentosh nga jashtë situata që nuk i përjeton”
Me këtë përgjigje, Sasa ka treguar se nuk e ka marrë personale mendimin e Editës, duke theksuar se tani që kjo e fundit është pjesë e shtëpisë së Big Brother-it, mund ta kuptojë më mirë se çfarë nënkupton të jesh brenda lojës dhe të përjetosh situata që më parë i komentonte nga jashtë.



