Brenda datës 18 nëntor, UEFA duhet të zyrtarizojë kandidatin e saj për rolin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë moment, kandidati kryesor për të sfiduar Gianni Infantinon, presidentin aktual të FIFA-s, duket se do të jetë francezi Arsene Wenger.
Drejtuesit e futbollit europian po punojnë për të bindur ish-trajnerin e Arsenalit që të përballojë duelin me Infantinon, i cili kohët e fundit është kontestuar ndjeshëm nga shumë palë të futbollit botëror.
Nëse Wenger do ta pranojë propozimin për të kandiduar për kreun e FIFA-s do të ishte zgjedhje vërtet interesante.
Ndërkohë, Infantino po punon për të siguruar mbështetjen e nevojshme të votave që do ta mbanin në pozicionin aktual.
Pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm pas Kupës së Botës 2026, ku shumë federata tërhoqën mbështetjen ndaj tij.


