Moderatorja e njohur Kiara Tito ka bërë një bashkëbisedim të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke u përgjigjur disa pyetjeve interesante që fansat kishin për të.
Një nga pyetjet që mori vëmendje ishte ajo që lidhej me ndjenjat e saj për Luiz Ejllin, bashkëshortin e saj, i cili shpesh e shpreh publikisht dashurinë dhe krenarinë për të.
Kiara, në një moment të veçantë, ka zgjedhur të përgjigjet përmes një fotografie të ëmbël, ku ajo e puth Luizit në faqe, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Gjithçka e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e ka mënyrën e saj për të vepruar.”
Një tjetër pyetje që mori vëmendje ishte në lidhje me mundësinë që Kiara të jetë e ftuar në emisionin e Luizit, një situatë që do të krijonte një dinamikë interesante mes tyre.
“A do të shkosh në një përballje titanësh me Luizin? Jeni shumë të mirë”, ishte pyetja e një tjetër ndjekësi.
Reagimi i Kiarës ndaj kësaj pyetjeje ishte enigmatik, pasi ajo zgjodhi të mos jepte një përgjigje të qartë, por vetëm të reagonte me disa emoji.
Kjo përgjigje ka lënë hapësirë për spekulime dhe aludime, duke e bërë të gjithë të mendojnë nëse moderatorja do të jetë së shpejti në emisionin e bashkëshortit të saj. Të gjithë po presin me padurim një konfirmim nga ajo.
Me një histori dashurie që ka tërhequr vëmendjen e publikut, Kiara dhe Luiz vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke ngjallur interesin e të gjithëve për çdo lëvizje të tyre. /Prive By LS


