Ka ndryshime në axhendën e Kombëtares. Lista me të grumbulluarit, e planifikuar më herët të publikohet të shtunën në orën 11:00, do të njoftohet të premten në orën 12:00 në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.
Tekniku do të shpallë listën në një konferencë për media ku do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e tij. Ivan Balliu për shkak të zgjedhjes së tij, Armando Broja dhe Medon Berisha të dëmtuar nuk do të jenë pjesë e listës. Ndërkohë Thomas Strakosha pavarësisht mungesës së gjatë me AEK-un për shkak dëmtimesh, ka gjasë të thirret me kuqezinjtë.
LEXO EDHE: Maran e aktivizon te Shqipëria, De Rossi e lë jashtë planeve, çfarë po ndodh me Mitajn
Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën zyrtarisht me kuqezinjtë që nisin përgatitjet për dy sfidat vendimtare ndaj Finlandës, që luhet më datë 12 nëntor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe ndaj Bjellorusisë, që luhet më datë 15 nëntor stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari.
LEXO EDHE: Rolando Maran pas fitores me San Marinon: Nuk jemi skuadër që di të menaxhojë avantazhin…
Shqipëria aktualisht renditet në vendin e parë në Grupin C1 me 9 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia dhe Finlanda me nga 7 pikë secila.


