Një 29-vjeçare ka denoncuar se është ngacmuar fizikisht në një institucion privat shëndetësor në komunën e Karposhit, në Shkup.
Sipas denoncimit të bërë më 2 nëntor në SPB Shkup, një person me inicialet D.N. e ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka shqetësuar.
Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave.


