Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa zhvilloi sot një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në një postim në llogarinë e saj në X, Sousa shkruan se gjatë takimit u diskutua për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE dhe rëndësinë e angazhimit të të gjitha palëve në proces.
Postimi i plotë i ambasadores Sofia Moreira de Sousa:
U takova sot me Gazment Bardhin, kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu.


