Përgatitjet për organizimin e Universiadës Mbarëkombëtare – Çair 2026, po zhvillohen me intensitet të lartë, në prag të një ngjarjeje që synon të bashkojë sportin, akademinë dhe frymën e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve shqiptare.
Universiada do të mbahet më 19, 20 dhe 21 nëntor 2026, në Shkup, ndërsa aktivitetet sportive do të zhvillohen në palestrën sportive „Shaban Trstena“.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë shtatë institucione të arsimit të lartë nga trojet shqiptare: Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup, Universiteti „Ismail Qemali“ në Vlorë, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Kolegji AAB, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.
Përveç garave sportive, Universiada synon të krijojë hapësira të reja për njohje, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim ndërmjet studentëve, duke dëshmuar se sporti është një urë e rëndësishme bashkimi.
Këshilli organizativ po punon për përgatitjen e të gjitha detajeve, në mënyrë që kjo ngjarje të zhvillohet me sukses dhe të kthehet në një festë të vërtetë të sportit dhe akademisë.
Informacione të tjera rreth programit, garave dhe organizimit të Universiadës Mbarëkombëtare – Çair 2026, do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.


