Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”.
Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili njoftoi se Hasanaj ka fituar edhe në repesazhin e dytë, duke siguruar luftën për medaljen e bronztë.
Për medaljen e bronztë, xhudistja kosovare do të përballet me austriaken Selina Woegerer.
Lojërat Olimpike Verore për të Rinj po mbahen në Dakar të Senegalit.
Sipas një njoftim të Federatës së Xhudos , në këtë kampionat po të marrin pjesë 93 shtete, me gjithsej 94 garues: 46 meshkuj dhe 48 femra.


