Fabio Çelestini debutoi me barazim 0-0 te Bërnli ndaj Portsmuth. Ekipi i Armando Brojës rrezikon rënien pasi ndodhet në zonën e ftohtë pas 13 javësh.
Vetë Broja mungoi në këtë takim, duke qenë se qëndron i dëmtuar nga java e kaluar. Çelestini është shprehur se vizitat mjekësore në javën e ardhshme do të vendosin se sa do të mungojë saktësisht.
Broja nuk u ftua në shtator nga Maran, i cili edhe nëse do e kishte në plan për këtë herë nuk duket se mundet. Dëmtimi në zonën e ijeve në javën e kaluar pritet ta mbajë jashtë Brojën nga dy deri në maksimumin prej shtatë javësh. Periudha e saktë do të konfirmohet në vazhdim.
LEXO EDHE: “Nuk do të jeni kurrë Manchester United”/ Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League
“E dimë se ai do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë më të gjatë, kjo është e sigurt. Megjithatë, duhet të presim dhe të shohim se si do të jetë situata gjatë javës së ardhshme.
LEXO EDHE: Hamilton niset i pari, por sytë janë te Antonelli! Çfarë duhet të ndodhë që italiani të shpallet kampion bote!


