Kampionët në fuqi reagojnë pas golit të hershëm të Hazrollajt dhe marrin tri pikë të çmuara në javën e 10-të të Abissnet Superiore.
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në javën e 10-të të Abissnet Superiore.
Bardheblutë e nisën ndeshjen me gol, pasi Hazrollaj kaloi ekipin e tij në avantazh që në minutën e 3-të. Reagimi i rrogozhinasve nuk vonoi dhe në minutën e 20-të ishte Loukili që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-1.
LEXO EDHE: Cardinale shpërthen në lot pas derbit: “Më bënë të qaj, nata më e bukur”
Në fraksionin e dytë, Tirana kërkoi golin e avantazhit dhe iu afrua në minutën e 68-të me Fresnedën, por portieri Tandilashvili shpëtoi Egnatian me një pritje vendimtare. Kur barazimi dukej rezultati më i mundshëm, kampionët goditën sërish. Në minutën e 77-të, Diabate realizoi golin e fitores, duke i dhënë Egnatias tri pikë të rëndësishme dhe duke lënë Tiranën duarbosh në shtëpi.
LEXO EDHE: Pas 3 vitesh pritje, Hamilton rikthehet në pole, Ferrari dominon, Antonelli në rreshtin e dytë
Në orën 18:30 Elbasani pret Laçin, ndërsa Skënderbeu – Vllazninë. Nesër luhen Vora – Dinamo dhe Teuta – Partizani.


