Ish sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka ngritur shqetësimin për mungesën e deputetëve të AKI-së në terren gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Përmes një postimi në Fejsbuk, Nevzati ka vënë në pah praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë për të vëzhguar procesin zgjedhor, ndërsa ka kritikuar mungesën e deputetëve shqiptarë dhe të reagimeve publike nga kjo komunë.
“Krejt deputetët e VMRO-së në Bërvenicë t’u i vëzhgu zgjedhjet! Asnjë deputet shqiptar, asnjë postim nga Bërvenica. Pse bre kështu?! Po sot nuk është dita me i vëzhgu zgjedhjet prej në TV!”, ka shkruar Nevzati.
Reagimi i tij rikthen në vëmendje rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë gjatë procesit zgjedhor me rëndësi për Bërvenicën.
Nevzati me këtë vë në pikëpyetje angazhimin e deputetëve të kampit politik shqiptar sidomos të opozitës dhe kërkon praninë e tyre në terren, në vend të ndjekjes së zgjedhjeve vetëm përmes televizionit.


