Kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim, ndërsa rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me qyetetarë që po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn.
Por jo për këtë çështje, e kërkesat e tyre për shkarkimin e ministrave.
Kurti ka shkruar për Byrojnë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat.”


