Tirana në kaos! Protestuesit tentojnë të rikthehen në bulevard, me synim marshimin drejt kryeministrisë. Por policia menjëherë ka hedhur gaz, ujë me presion dhe gjuhet sërish me plumba gome.
Protestuesit edhe pse janë zbrapsur, sërish janë përgjigjur ndaj asaj që ka bërë policia.
Studentët dhe qytetaratë janë irrituar dhe kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës masiv, duke “zbardhur” vendin.
Pas tri ditëve relativisht të qeta, protesta e sotme ka rikthyer kaosin në Tiranë. Protestuesit iu kthyen sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarrë, të cilave policia u është përgjigjur menjëherë me ujë e gaz lotsjellës duke e zbrazur brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”
Bulevardi është i veshur nga një tymnajë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në rrugët e qytetit. Edhe efektivët po marshojnë, por situata po pasohet vetëm nga incidentet e zakonshme të koshave të djegur.
Ndërkohë, te kryeministria janë pozicionuar edhe forcat RENEA.


