Butikët luksozë në Francë mbyllën vitrinat e tyre dhe punësuan sigurime private përpara protestave të reja të së shtunës, me disa që planifikojnë të qëndrojnë të mbyllura pasi protestuesit plaçkitën dyqane në të gjithë vendin fundjavën e kaluar.
Franca, vendi më i vizituar në botë, tërheq një numër të madh blerësish të huaj që kërkojnë çanta dore “Chanel” dhe shalle “Hermes”, një burim i rëndësishëm të ardhurash për markat luksoze që përballen me kërkesën në rënie.
Sipas Reuters, pranë Harkut të Triumfit, turistët fotografuan dyqane dhe restorante të mbyllura me dërrasa, ndërsa përpiqeshin të bënin selfie nën monumentin para se të fillonin protestat. /Klankosova.tv


