Pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe pritjes, gara për rolin e James Bond-it ka hyrë në një fazë vendimtare.
Emrat e përmendur deri tani për këtë rol ikonik përfshijnë Theo James dhe Jacob Elordi, por së fundmi vëmendja është përqendruar te tre aktorë të tjerë të njohur.
Sipas raportimeve nga Deadline, testimet për rolin e agjentit të famshëm 007 pritet të nisin që këtë të premte dhe do të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme.
Mes aktorëve që do të marrin pjesë në audicione janë Jack Lowden, Callum Turner dhe Josh O’Connor, të cilët shpresojnë të impresionojnë producentët.
Një nga emrat më të diskutuar është Callum Turner, aktori britanik dhe bashkëshorti i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Turner është përmendur si një nga kandidatët kryesorë për të interpretuar këtë personazh legjendar, i cili ka mbetur një figurë e njohur në kinematografinë botërore për dekada me radhë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se cili aktor do të zgjidhet për të marrë këtë rol të rëndësishëm.
Nëse raportimet për testimet konfirmohen, ato do të shënojnë një hap të rëndësishëm drejt vendimit përfundimtar, që pritet me padurim nga fansat e sagës.
Tani mbetet të shihet se cili nga tre aktorët do të përzgjidhet për të marrë rolin e agjentit legjendar 007, një vendim që do të ndikojë në të ardhmen e kësaj franshize të njohur.


