Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8-të, që zhvillohen sot dhe nesër.
Pesë përballjet e radhës pritet të sjellin sërish emocione dhe rivalitet në garën për objektivat e sezonit.
Java e 8-të do të nisë sot me dy ndeshje që luhen në orën 13:30.
Partizani përballet me Skënderbeun në stadiumin e Vorës, ndërsa Laçi pret Vorën në stadiumin e tij.
Po sot zhvillohen edhe dy sfida të tjera, në orën 18:30.
Vllaznia përballet me Tiranën në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Teuta luan kundër AF Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”.
Java e 8-të mbyllet nesër me ndeshjen Dinamo City – Egnatia, që zhvillohet në orën 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”.


