Paris Saint-Germaini e ka marrë një tjetër goditje pas fitores 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ousmane Dembélé ka pësuar dëmtim në kofshën e majtë dhe pritet të mungojë rreth tri javë.
Sulmuesi francez u largua nga fusha në minutën e 20-të të ndeshjes, ndërsa rikthimi i tij parashikohet rreth 11 nëntorit, shkruajnë mediat franceze, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e Francës në Ligën e Kombeve kundër Italisë, më 12 nëntor, dhe Turqisë, më 15 nëntor.
Përzgjedhësi Zinedine Zidane duhet të vendosë nëse do ta përfshijë në listë, ndërsa PSG-ja mund të preferojë të mos rrezikojë rikthimin e parakohshëm të sulmuesit, duke synuar rikuperimin e tij të plotë. /Express


