Qe Interi duhet të fitojë në sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve është një fakt, e thotë klasifikimi. Skuadra zikaltër do të presë të mërkurën Shakhtarin dhe fitorja e kësaj ndeshjeje është një detyrim për kampionët e Italisë, një sukses që do të drejtonte skuadrën milaneze drejt objektivit minimal, zonës së playoffit të kompeticionit. Vetë trajneri i Interit, Cristian Chivu është i vetëdijshëm për këtë duke qenë se skuadra e tij vjen pas 2 humbjeve në dy ndeshjet e para.
Nuk është e nevojshme që të na e kujtoni, e dimë që vijmë pas dy ndeshjeve dhe nga ato të tjera në të kaluarën-tha Chivu-por dua që të përqendrohemi te ajo që do të bëjmë nesër për të marrë rezultatin që dëshirojmë. Ashtu si të gjithë në Ligën e Kampioneve, kundërshtarët tanë nuk kanë asgjë për të humbur dhe kanë ambicie; duhet të kemi sjelljen e duhur për të siguruar fitoren.
Chivu u pyet edhe nëse Interi do të mund të fitojë këtë edicion të Ligës së Kampioneve
I përgjigjemi pyetjeve të tilla për respekt, për ne është një ëndërr. Por gjithsesi ajo që ka rëndësi është të fitojmë nesër-shtoi Chivu-ky është prioriteti ynë i vetëm.
Trajneri rumun nuk mendon të bëjë ndryshime strukturale te skuadra e tij.
Fjalët e mia pas ndeshjes me Brugge? E kisha për vetën time, për qasjen time me grupin, për t’ua shpjeguar më mirë disa gjëra-shtoi Chivu-jam i shqetësuar, por për mënyrës sesi duhet të gjej çelësin e duhur, kësaj i referohesha. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, nuk ua vë asnjëherë fajin lojtarëve. Trajneri është fajtori i parë. Duhet të jem unë ai që duhet të përmirësohet në radhë të parë; të mos harrojmë se ky grup luan prej vitesh nën presion dhe, edhe për këtë arsye janë kompetitivë.
Më pas Chivu foli për mënyrën sesi e motivoi skiuadrën e tij në pushimin e ndeshjes me Bolognan
Nëse e nisim keq, është faji im, e drejtë? Dhe nëse në pjesën e dytë ndryshon rezultati, është merita ime?-tha Chivu-jo, janë shumë gjëra. Mua më intereson që të ruajmë gjithnjë identitetin tonë, përshtatjen me ndeshjen, reagimin. Në fushën e lojës janë edhe kundërshtarët që prej 7 vitesh duan të mposhtin Interin. Unë flas me zë të ulët, qesh, bëj shaka dhe zemërohem, por a më keni dëgjuar të bërtas? Futbollistët i konsideroj si fëmijët e mi dhe, edhe kur zemërohem afeksioni për ta nuk ndryshon.
Në fund, Chivu u pyet për faktin se skuadra e tij pëson më shumë gola se ç’duhet sidomos në pjesën e parë.
Nuk jemi perfektë dhe nuk duam të shihemi se modeli i perfeksionit, por edhe kur Interi humb nuk duhet bërë dramë kombëtare-tha Chivu-kemi probleme si të gjithë, por mua më intereson që skuadra të bëjë gjithçka që të fitojë. Është ndjesia se Interi e ka detyrim të fitojë, kurse të tjerët jo; nuk është diçka e mirë.


