Para dhe pas shpalljes se pavaresise, rilindasit e medhej nisen misionin e tyre per ringjalljen e vetedijes kombetare, te cilen Ismail Kadare do ta quante Agimi i Erresires 500 Vjecare.
Rilindasit nuk ishin njesoj as ne gjuhen qe perdornin e as ne karakter, madje shpesh ata nuk simpatizonin as njeri-tjetrin,e megjithate misioni i tyre ishte i perbashket, dhe kjo i perbashkonte. Nga Fishta, tek Poradeci, nga Konica tek Vaso Pasha, Noli e sidomos Migjeni me grushin e tij qe donte malit ti binte te gjithe i thirren ndergjegjes popullore per rizgjim dhe reagim.
Migjeni ishte i pari qe provoi censuren nga qeveria e mbretit Zog por serisht nuk ndaloi deri sa shpirti i tij u largua, shume heret, nga kjo bote. Ndaj, sot ne kohen kur shumica e mediave jane kapur nga shteti, prej 35 vitesh nje e nga nje, censura eshte nje arsye por jo e vetmja qe duhet ti beje njerezit te mos ndalen, te bashkohen, pavaresisht prirjeve politike, kunder nje qeverie qe blen, kercenon, godet e rreh kedo i del para.
Sot, nje i ri qe shkon ne shkoll nuk paguan dot librat, studentet nuk paguajne dot qerane, e ata qe me kacafytje e mbarojne shkollen, duhet te mendojne dy opsione; te shiten shpirterisht tek qeveria e te marin nje vend pune si patronazhist ose: te largohen nga vendi „per nje jete me te mire“. Ne raste kur aksidentalisht nje i ri mbetet ne Shqiperi, atehere ai kupton qe ka rene ne kurthin me te madh te jetes se vet per balle nevojes per krijimin e familjes dhe pamundesise per te mbeshtetur ate financiarisht – eshte i dorezuar.
Koha e diskutimeve boshe ka kaluar dhe duhet bere bashke per censuren, dhunen, shitjen e vendit, dhe lufta per Agimin e Erresires 35 Vjecare sapo ka nisur. Migjeni kishte nje grusht, sot ka shume Migjene qe me muaj kane nisur te godasin malin e erret te qeverisjes se eger. Ndryshe nga mali i Migjenit, mali i qeverise ka filluar te beje za – zeri I tyre thote, do tju dergojme ne Europe. Edhe sikur te ishte e vertete, a thua se do na paguaje Europa qerane, ilacet, do na bleje shtepi, apo do na shkolloje femijet? Asnjeren sigurisht.
Ndaj, Migjeni sot eshte ne sheshet e Tiranes, Shkodres, Durresit, Elbasanit, Korces, Vlores dhe kudo ku ka male. Do goditet derisa te shembet e te behet hi per ti hapur vendin lindjes se diellit qe do te shenoje Agimin e Erresires 35 Vjecare. (R. Xh.)


