Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA!

Press Online10 Tetor 2026 TEKNOLOGJI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen e tyre nga platformat digjitale. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, tha se pas apelit nga emisioni Tech Talk në Top Channel, reagimi ishte i menjëhershëm. Mes dhjetëra ankesave, nëpërmjet bashkëpunimit me TikTok janë arritur të bllokohen 45 linqe.

Pas apelit publik që u bë nga emisioni Tech Talk, ne në fakt patëm fluks ankesash, të cilat vinin nga qytetarë, nga artistë të prekur, edhe nga shoqëri civile, nga disa organizata, u shpreh Krasniqi.

Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit kemi administruar në institucion 326 ankesa, nga të cilat 140 janë gjetur në shkelje dhe platforma ka hequr 112, për rastin në fjalë vetëm gjatë kësaj jave janë përpunuar 54 ankesa, të gjitha në shkelje të legjislacionit dhe kodit të transmetimit, edhe për këtë arsye i jemi drejtuar TikTok-ut, që ka hequr deri në momentin që flasim 45 të tilla dhe 9 të tjera janë ende në shqyrtim.

Ndonëse ka boshllëk ligjor për monitorimin e platformave digjitale, Autoriteti i Mediave ka ndërmarrë nismë vullnetare në bashkëpunim me TikTok-un për fshirjen e materialeve të papërshtatshme në cenim të privatësisë, që shkaktojnë bullizëm apo fenomene të rënda sociale. AMA fton për ankesa në faqen zyrtare.

Previous ArticleZbulohet patrulla policore me përbërje të përzier etnike që quhej “Jugosllavia”, kush ishin dhe çka do të ndodhë me ta?
Next Article Kurti e pret Tërnavën, flasin edhe për procesin e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Lajme të ngjashme

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

26 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt!

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Samsung vjen me një surprizë së shpejti…

24 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Apple pritet të prezantojë disa produkte të reja në shkurt ose mars 2027

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

22 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.