Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pse u largua nga rrjetet sociale?/Aktori i njohur turk zbulon vendimin e papritur!

Press Online10 Tetor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aktori i njohur turk Kıvanç Tatlıtuğ ka sqaruar arsyen pse vendosi të largohej nga rrjetet sociale, duke mbyllur llogaritë e tij në Instagram dhe X në muajin gusht. Vendimi i tij ngriti pikëpyetje te fansat, por duket se pas këtij veprimi nuk fshihet asnjë histori e veçantë. I pranishëm në premierën e filmit “Organize İşler: Karun Hazinesi”, ku luan një nga rolet, Tatlıtuğ iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe shpjegoi se nuk kishte një arsye specifike pas vendimit të tij për t’u shkëputur nga rrjetet sociale.

“U mërzita, thjesht më erdhi ashtu dhe e çaktivizova. Nuk ka nevojë ta lidhni këtë me ndonjë histori dramatike. Dua ta bëj të qartë. Në vend të kësaj, shkova dhe bleva dy duzina libra dhe lexova shumë”, u shpreh aktori. Tatlıtuğ, i cili kishte rreth 5 milionë ndjekës në Instagram, duket se ka preferuar të kalojë më shumë kohë larg botës virtuale, duke iu përkushtuar leximit.

Gjatë takimit me gazetarët, aktori foli edhe për incidentin e ndodhur në banesën e tij në Göktürk, ku u plagos shtetasi turkmen Bahadur Yangibayev. Ai theksoi se dëshironte që vëmendja të mbetej te premiera e filmit, por siguroi se do të qëndronte pranë tij në çdo aspekt. “Ai nuk është punonjësi im dhe ne qëndrojmë pranë tij në çdo mënyrë, ligjërisht, moralisht dhe njerëzisht. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Do t’ju informoj për këtë çështje në ditët në vijim”, deklaroi Tatlıtuğ.

Aktori dha gjithashtu lajme të mira për gjendjen shëndetësore të Yangibayev, duke thënë se ai ishte shumë mirë. Një tjetër çështje për të cilën Tatlıtuğ foli ishte reagimi i tij ndaj një gazetari në aeroport, i cili tentoi të fotografonte djalin e tij me telefon. Aktori kishte reaguar ashpër, duke shkaktuar diskutime në media, por së fundmi ka kërkuar falje për mënyrën se si ishte sjellë.

“Në atë orë të natës, dikush po fotografonte djalin tim me celular. Të gjithë e dini sa i ndjeshëm jam për këtë çështje. Mendova se ishte një qytetar i zakonshëm. Reagova ashtu sepse jam mësuar t’i shoh të gjithë me kamera. Nëse ju kam lënduar, ju kërkoj falje”, u shpreh ai. Ndërkohë, në jetën personale, Kıvanç Tatlıtuğ dhe partnerja e tij përjetuan gëzimin e prindërimit për herë të parë më 15 prill 2022, kur mirëpritën në jetë djalin e tyre, Kurt Efe.

Previous ArticleGërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Detyrimi ynë është të parandalojmë tragjedi të tilla
Next Article Zbulohet patrulla policore me përbërje të përzier etnike që quhej “Jugosllavia”, kush ishin dhe çka do të ndodhë me ta?

Lajme të ngjashme

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.