Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

VLEN dhe BDI baraz në anketën e fundit, liderët e VLEN-it kalojnë para Ali Ahmetit!

Press Online10 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dallimet në përqindjet e mbështetjes mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, si dhe mes liderëve të tyre, Hristijan Mickoski dhe Venko Filipçe, janë të mëdha, tregon anketa e fundit e MKD.mk, e realizuar nga agjencia Market Vision gjatë periudhës 11–27 shtator, me një mostër prej 1.200 të anketuarish.

Në pyetjen: “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?”, 19,3 për qind janë përgjigjur se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 5,6 për qind për LSDM-në, ndërsa përqindjet e mbështetjes për BDI-në dhe VLEN-in janë të barabarta – nga 4,2%.

41 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të dalin për të votuar, nuk e dinë nëse do të votojnë apo nuk dëshirojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Në mesin e të anketuarve që kanë përcaktuar se për cilën parti politike do të votojnë, 4 për qind do të votonin për Levicën, ndërsa 1 për qind për ZNAM-in.

Edhe te liderët politikë, besimi ndaj Hristijan Mickoskit, kryetarit të VMRO-DPMNE-së (20,4%), është dukshëm më i lartë sesa besimi ndaj Venko Filipçes, kryetarit të LSDM-së (3,8%).

Plot 44,1% e të anketuarve nuk kanë besim te asnjë lider i partive politike, ndërsa 12,5% nuk dëshirojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Besimi ndaj Ali Ahmetit është 3,7%, ndaj Dimitar Apasievit 3,4%, ndërsa ndaj Izet Mexhitit 2,6%. Liderët e partisë së re politike VLEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, kanë mbështetje më të madhe sesa lideri i BDI-së në opozitë.

Edhe anketa e realizuar në qershor tregoi epërsi të theksuar të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit ndaj LSDM-së në opozitë.

Anketa është realizuar përmes metodës CATI – anketim telefonik, me një mostër prej 1.200 të anketuarish (marzhi i gabimit statistikor: 3%; intervali i besueshmërisë: 95%).

Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë, sipas rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, në përputhje me të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2021.

Previous ArticleVLEN dhe BDI baraz në anketën e fundit, liderët e VLEN-it kalojnë para Ali Ahmetit!
Next Article Trump i revoltuar që humbi sërish Çmimin Nobel për Paqen: Ky është një vendim i turpshëm – Vizion Plus

Lajme të ngjashme

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

VLEN: 2.3 milionë euro u kthehen 26 mijë qytetarëve nga kreditë e shpejta

26 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.