Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Çfarë po ndodh me variantin XFG të COVID-it?

Press Online10 Tetor 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rastet e COVID-19 janë rritur në Angli gjatë javëve të fundit, ndërsa varianti XFG, i njohur edhe si “Stratus” vazhdon të qarkullojë, raportoi “The Independent⁠”.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe (UKHSA), deri më 23 shtator, u raportuan 1 364 raste të COVID-19 në një javë, 303 më shumë se në shtatë ditët paraardhëse, duke shënuar një rritje prej 28,6%.

Edhe shtrimet në spital janë rritur. Në javën që përfundoi më 20 shtator, norma e shtrimeve për COVID-19 në Angli, u rrit në 1,20 për 100 mijë banorë, nga 0,81 për 100 mijë një javë më parë. Të dhënat bazohen në raportimet nga 93 truste të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS).

Rritja e rasteve është vërejtur në një periudhë kur infeksionet respiratore priren të shtohen me ardhjen e vjeshtës, për shkak të rikthimit të njerëzve në ambiente të mbyllura dhe të fillimit të vitit të ri shkollor.

Një nga variantet që po monitorohet është XFG, i njohur gjerësisht si “Stratus”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikon XFG si variant nën monitorim, jo si një variant që paraqet aktualisht një rrezik të shtuar për shëndetin publik.

Sipas OBSH-së, të dhënat në dispozicion nuk tregojnë se XFG shkakton sëmundje më të rëndë ose më shumë vdekje se variantet e tjera në qarkullim.

Në Angli, UKHSA ka raportuar se XFG dhe nënlinjat e tij, janë ndër variantet që qarkullojnë aktualisht.

Në një periudhë të studiuar nga agjencia, XFG.14.8 përbënte 38,1% të mostrave të analizuara gjenetikisht, ndërsa XFG 4,8%.

Ekspertët kanë theksuar se rritja aktuale e rasteve, nuk përbën arsye për alarm të veçantë, pasi nivelet e përgjithshme të COVID-19 mbeten të ulëta dhe nuk ka prova se variantet që qarkullojnë në BM, shkaktojnë sëmundje më të rëndë.

Megjithatë, COVID-19 mund të shkaktojë ende sëmundje serioze te personat më të rrezikuar.

Simptomat e lidhura me XFG janë të ngjashme me ato të varianteve të tjera të fundit të koronavirusit dhe mund të përfshijnë dhimbje fyti, kollë, temperaturë, lodhje dhe ngjirje të zërit.

UKHSA vijon të monitorojë përhapjen e varianteve dhe rekomandon që personat që janë të përshtatshëm për vaksinimin e vjeshtës kundër COVID-19 ta kryejnë vaksinën, veçanërisht grupet më të rrezikuara.

Previous ArticleReshje dhe bubullima gjatë pasdites
Next Article Shkupi në valë ndërtimesh: Investimet kapërcejnë 354 milionë euro!

Lajme të ngjashme

Gjumi i zgjatur te pacientët me sëmundje të zemrës: Rreziku i vdekjes rreth 50 për qind më i lartë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.