Deputeti i Lidhjes Shqiptare (LSH), Elmi Aziri, na emisionin “Dialog te Lajmi” të Sefer Tahirit, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion me karakter “njëetnik”, të fokusuar vetëm te pjesëtarët dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Azirit, mungesa e transparencës gjatë procesit gjyqësor ka forcuar bindjen se bëhet fjalë për një gjykatë me prapavijë politike.
“Ekziston një tendencë për të krijuar një ekuilibër, një baraspeshë mes agresorit dhe viktimës”, tha Aziri, duke shtuar se nuk mund të ketë drejtësi që e vendos në bankën e të akuzuarve një popull që ka luftuar për lirinë e tij.
Ai theksoi se është e pazakontë që njerëzit që udhëhoqën një luftë çlirimtare të gjykohen për rolin e tyre në atë luftë.
“Veçanërisht me përkufizime të tilla për krerët kryesorë dhe figurat kryesore të asaj lufte, krijohet përshtypja se po gjykohen çlirimtarët”, deklaroi deputeti z.Elmi Aziri.


