Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Press Online1 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik.

Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, ‘nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo’.

Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. ‘Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë’, u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.

Duke iu referuar emrit që mban universiteti, Meidani kujtoi se Nënë Tereza lindi pikërisht në Shkup, në një familje shqiptare. ‘Ajo nuk pati ushtri. Nuk pati pasuri. Nuk pati pushtet. Pati një jetë, të cilën ia kushtoi të tjerëve’, tha ai, duke shtuar se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është gjuha në të cilën sot shumë studentë mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën.

Ambasadori citoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për t’u kujtuar studentëve se privilegji sjell përgjegjësi: ‘Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët’.

Një vend të veçantë në fjalim zuri përpjekja e këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët. Sipas ambasadorit, ata kërkuan të drejtën e tyre ‘me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet’, sepse e dinë se një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar. Ai e lidhi këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE dhe me deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.

Meidani përshkroi vizionin e tij për një Maqedoni të Veriut ku studentët shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët, projektet dhe ambicien, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë, përfshirë derën e sallës së gjyqit, dhe ku Shkupi e Tirana do të ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian. ‘Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim në këtë rrugë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë’, u shpreh ai.

Në mbyllje, ambasadori i ftoi studentët ta shohin botën dhe të mësojnë prej saj, pa harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre. Duke lënë të kuptohet se misioni i tij mund ta çojë së shpejti drejt Tiranës apo Prishtinës, ai tha: ‘Kudo që të jem, jam dhe do të jem me ju’.

Previous ArticleKëto janë universitetet më të mira në botë për 2027, SHBA dhe Britania dominojnë 10-shen e parë
Next Article Reagimet e forta të Aurela Gaçes dhe Rozana Radi pas shpërndarjes së videove intime

Lajme të ngjashme

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje…

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë, që është 942…

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për…

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.