Portali uslugi.gov.mk ka shënuar numër rekord kërkesash gjatë muajit shtator, me gjithsej 27.345 kërkesa të parashtruara brenda një muaji, njofton 4news.mk.
Me këtë, numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara përmes portalit ka tejkaluar 400 mijë, duke dëshmuar rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike nga qytetarët.
Rritja tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë zgjedhin t’i kryejnë procedurat administrative në mënyrë digjitale, në vend që të paraqiten fizikisht në sportele.
Të dhënat më të fundit për përdorimin e portalit janë publikuar më 1 tetor 2026.



