Rita Ora është përballur me një rast të pazakontë gjatë një daljeje, kur ka hasur një automjet me targa që mbanin emrin e saj.
Këngëtarja shqiptare e ka vënë re menjëherë detajin dhe ka vendosur ta ndajë momentin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në fotografitë e publikuara prej saj shihet një veturë BMW, targat e së cilës lexojnë “Rita Ora”. Nuk është bërë e ditur nëse pronari i automjetit e ka zgjedhur targën në mënyrë të qëllimshme në nder të këngëtares apo nëse bëhet fjalë për një rastësi.

Rita ka treguar se pamja e ka befasuar, duke lënë të kuptohet se nuk e kishte imagjinuar se do të ndeshej me kaq shumë targa që mbanin emrin e saj.
Kurrë s’e kam menduar që do të shoh kaq shumë targa ‘Rita Ora’ në jetën time. Rita, do të jesh gjithmonë e famshme
-shkroi ajo në postimin e saj.
Momenti u shoqërua edhe me fotografi të automjetit, ndërsa postimi i artistes u shpërnda mes ndjekësve të saj.
Rita Ora, e cila ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në muzikë, vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria dhe puna e saj.



